Të dielën në Shkup u mbajt edicioni i 20- të i festivalit të këngës për fëmijë “Ylberi”

Në këtë festival garues morën pjesë 20 këngë të interpretuara nga fëmijë të moshave të ndryshme të cilët interpretuan këngë nga bota e fëmijëve përcjellë Tetova sot.Ritmet e ndryshme,tekstet me përmbajtje të qëlluara si dhe interpretimi i bukur skenik i dhanë edhe më shumë shije këtij festivali.
Në mesin e këtyre fëmijëve nuk kishte si të mungonte zëri i bukur i këngëtares së vogël nga Tetova Buna Sherifit ( fitueses së festivalit
,, Bletëzat,, -2019)
Kësaj here Buna interpretoi fuqishëm këngën,,Balerina,, me tekst dhe muzikë të Laurije Ibraimit dhe orkestrim të Albert Camit.
Kjo këngë u gjallërua nga interpretimi i saj i përkryer dhe plot energji ,nga siguria e saj në skenën e festivalit si dhe nga pamja e saj e jashtme ku vinte në pah fustani shumëngjyrësh që përkonte pikërisht me ngjyrat e ylberit.
Buna u kurorëzua me dy çmime:
1. Çmimin ,, Ylberi,,
2. Çmimi i dytë i jurisë profesionale
Menjëherë pas festivalit Buna Mori urimet më të sinqerta nga bashkëmoshataret e saj ,ajo edhe njëherë dëshmoi para të gjithëve se me talent dhe punë mund të arrihet çdo gjë.
Ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese bukuroshes duke dashur që sa më shpejt të na përfaqësojë në ndonjë festival jashtë kufijve.

Loading...
Global