Dje rreth orës 11 e 30 minuta, në SPB- Tetovë, është denoncuar se 77-vjeçari J.P. nga Tetova, ka rënë në pusin e ujësjellësit që ka qenë mbushur me ujë, në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën ,,Kole Nedelkovski,, në Tetovë, me ç’rast ka ndërruar jetë informon ts.mk.

Prokurori Publik dhe ekipi nga SPB-Tetovë, kanë kryer inspektim në vendit të ngjarjes, kështu që nuk është konstatuar prezencë e shenjave të dhunës dhe trupi i pa jetë i të ndjerit i’u është dorëzuar familjarëve./TS

Loading...