Në Komandën për trajnim dhe doktrina KTD në kazermën e Velesit “Alekso Demnieski Bauman”, sot betim solemn dha gjenerata e 39-të e ushtarëve të rinj për shërbim vullnetar në Armatë. Në këtë gjeneratë për trajnim tre mujor janë 108 ushtarë të rinj midis të cilëve edhe 10 vajza.

Në solemnitet përveç Komandantit të KTD-së, gjenerali i brigadës Metodi Haxhi Janev, morën pjesë edhe kryeshefi i SHM-së gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski zëvendësministri ⬡⬡⬡⬡ Maksuti dhe gjeneralë dhe mysafirë tjerë prindër, familjarë dhe miq të ushtarëve të rinj.

Betimin e dhënë solemn ushtarëve të rinj ua uroi zëvendësministri i Mbrojtjes Maksuti, i cili i ka informuar se me realizimin e këtij trajnimi u hapet mundësia të bëhen pjesë e ushtarëve profesional në armatën tonë dhe atje ta ndërtojnë karrierën e tyre plotë me sfida, arritje të planit profesional dhe personal, karrierë me një numër të madh të mundësive për trajnim dhe edukim.

“Armata jonë është e njohur nga diversiteti dhe pikërisht sepse në të ka përfaqësues nga përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare. Veçanërisht më gëzon fakti që nga viti në vit numri i grave në Armatë rritet me çka u tregua se ky profesion nuk njeh gjini”, theksoi Maksuti.

Ai shtoi se ata janë mbrojtësit tanë të ardhshëm, rojtarë të ardhshëm të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe ambasadorët tanë të ardhshëm të paqes në operacionet ndërkombëtare.

Loading...