Ndonëse pa trajner, pas shkarkimit të Niko Kovac, Bayerni i Mynihut triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj grekëve të Olympiacosit dhe mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje të fazës së grupeve të Champions Leagues, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.

Të drejtuar nga Hans Flick, që deri të dielën ishte ndihmës i kroatit Kovac, bavarezët vuajtën jo pak ndaj Olympiacosit, por arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 69’, me anë të të zakonshmit Robert Leëandoëski, që vijon të shënojë rregullisht.

Një minutë nga fundi i takimit, ishte kroati Ivan Perisic, që erdhi nga stoli dhe shënoi golin që vulosi suksesin e radhës në Europë të bavarezëve që tani renditen në krye të grupit me 12 pikë të plota, të ndjekur nga Tottenham me 4 pikë.

Siguroi kalimin për në fazën tjetër edhe Juventusi, që triumfoi vetëm në sekondat e fundit 1-2 ndaj Lokomotivës së Moskës në kryeqytetin rus. Bardhezinjtë e Sarrit kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me anë të uellsianit Aron Ramseym, por vendasit rikthyen baraspeshën shpejt me anë të Miranchuk.

Kur dukej se sfida po i drejtohej barazimit, ishte braziliani Douglas Costa, që erdhi nga stoli dhe në minutën e 93-të shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për bardhezinjtë, që tani ngjiten në krye të grupit me 9 pikë dhe e shohin veten matematikisht në fazën e 1/8-ave.

Loading...