Emigracioni ilegal, siguria e kufijve, radikalizimi i dhunshëm dhe krimi i organizuar janë sfera ku të gjithë duhet të punojnë së bashku, është konkludimi nga Takimi ministror BE – Ballkani Perëndimor që u mbajt në Shkup në organizim të MPB-së, ndërkaq nën patronatin e kryesimit finlandez me BE-në.

“BE dhe Ballkani perëndimor gjatë viteve të shkuara u afruan dhe i thelluan lidhjet shumëvjeçare. Sfidat me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për emigracionin, luftën kundër kontrabandës me emigrantë, menaxhimin me kufijtë, luftën kundër terrorizmit dhe përballjen me krimin e organizuar janë të përbashkëta, kështu që e përbashkët është edhe përgjigja jonë. Në pjesën e emigracionit, bashkëpunojmë ngushtë me vendet anëtare dhe me partnerët përgjatë rutës nga Ballkani Perëndimor gjatë muajve të kaluar dhe me vite rregullisht duke këmbyer informata dhe duke e koordinuar veprimin”, theksoi eurokomisari për punë të brendshme, Dimtiris Avramopullos në konferencën e përbashkët për shtyp në Kuvend me ministrat e punëve të brendshme të Finlandës, Maria Ohisallo dhe Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Ai vlerësoi se ky forum ministror BE-Ballkani Perëndimor, si më i suksesshmi deri më tani, në të cilin, të gjitha vendet nga rajoni janë të harmonizuara drejt një perspektive të vetme për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

dhuro

“Këmbimi i frytshëm i pikëpamjeve sot është edhe një dëshmi i angazhimit tonë për të pasur një qasje më të organizuar, Jemi tërësisht të përkushtuar që edhe më tutje t’i mbështesim partnerët tanë nga BP me mbështetje gjithpërfshirëse financiare rreth migrimeve, e cila tani tejkalon 390 milionë euro”, tha Avramopullos.

Prioritet kulminant për BE-në, tha, është trajtimi i refugjatëve, të cilët duhet të vendosen në objekte adekuate, e kjo është arsye për bashkëpunim me partnerët nga rajoni që t’i përforcojnë kapacitetet e tyre për pranim dhe sistemet e tyre për azil. Në drejtim të menaxhimit më të mirë me kufijtë, uljen e kalimeve ilegale dhe përforcimit të sigurisë për të gjithë, në frymën e bashkëpunimit të ngushtë me mirëbesim dhe solidaritet, porositi mesa tjerash, sot është nënshkruar Marrëveshja e statusit për shërbimet bregdetare kufitare me Malin e Zi, me Serbinë së shpejti do të nënshkruhet. Janë nënshkruar edhe tre angazhime për zbatimin e Planit të përbashkët të aksionit të BE-BP për luftë kundër terrorizmit me BeH-në, Malin e Zi dhe me Serbinë, me çka angazhime të këtilla ka edhe me tre vendet e tjera të rajonit.

Forumi ministror, siç theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, edhe njëherë konfirmoi se vendet e rajonit ndajnë sfida të njejta në fushën e sigurisë të cilat mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunim të përbashkët dhe partneritet të fuqishëm me vendet e BE-së.

“Pres që atë partneritet do ta thellojmë dhe do ta konfirmojmë në të ardhmen dhe se shumë shpejtë do të bisedojmë për inkuadrim të shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE”, tha Spasovski.

Në forum, siç theksoi, ishte konstatuar se menaxhimi efektiv kufitar dhe lufta kundër kontrabandimit të emigrantëve mbeten prioritete të përbashkëta, si për BE-në, ashtu edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Për atë qëllim u obliguam t’i zgjidhim këto probleme përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të përforcuar tejkufitar dhe këmbimit të informatave. Gjithashtu u dakorduam se terrorizmi paraqet kërcënim global për sigurinë e posaçërisht kthimi i luftëtarëve të huaj terroristë, Me rëndësi thelbësore për këto çështje është bashkëpunimi i ngushtë dhe gatishmëria për ndarje të të gjitha informatave relevante, si lidhur me zbulimin e tyre, ashtu edhe lidhur me nxjerrjen e tyre para drejtësisë”, tha Spasovski.

Në fokus të ministrave ishin edhe lufta kundër tregtisë me njerëz, armë dhe drogë, ndërkaq ata, siç tha Spasovski, u dakorduan se aktivitetet e policive duhet të shoqërohen me masa për konfiskim.

Për kryesimin finlandez, ministrja Ohisallo theksoi se përforcimi i vlerave të përbashkëta, sundimi i së drejtës dhe mbrojtja e sigurisë së qytetarëve, në mënyrë gjithpërfshirëse është me rëndësi kyçe. Për këtë, shtoi, duhet t’i përforcojmë më shumë partneritetet tona.

Në forum është arritur pajtueshmëri lidhur me menaxhimin efektiv me kufijtë dhe luftën me emigracionin të cilat janë prioritet edhe i BE-së edhe i Ballkanit Perëndimor, ndërkaq u këmbyen mendime rreth çështjes së terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Lidhur me krimin e organizuar, posaçërisht tregtinë me njerëz dhe kontrabandën me drogë dhe armë diskutuam dhe u bëjmë thirrje partnerëve tanë ta intensifikojnë pjesëmarrjen e tyre çdoherë kur është e mundur në këto mekanizma. BE i përshëndetë masat që i ndërmarrin partnerët nga BP për t’u përforcuar bashkëpunimi produktiv dhe efektiv me Juropol dhe të avancohet bashkëpunimi me Qendrën monitoruese evropiane për drogë dhe varshmëri nga droga”, tha mes tjerash Ohisallo.

Forumi u mbajt në nivel vjetor dhe është pjesë e Strategjisë për mbështetje të vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit të tyre të plotë në Bashkimin Evropian.

Në forumin dyditor morën pjesë eurokomisari për migracion, Dimitris Avramopullos, përfaqësues të lartë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika e Kroacisë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve evropiane. Vendet nga Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u përfaqësuan nga ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme, përkatësisht përfaqësuesit e lartë nga ministritë e tyre.

Loading...
Global