Maqedonia e Veriut nuk ka kërkuar ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian për ndërtim të kampeve për emigrantë dhe refugjatë, deklaroi sot eurokomisari për punë të brendshme, Dimitris Avramopullos në Forumin ministror për drejtësi dhe punë të brendshme të BE-Ballkanit Perëndimor, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Mes temave kryesore për të cilat biseduan përfaqësuesit zyrtarë të vendeve nga Ballkani Perëndimor me përfaqësuesit e KE-së ishte politika e emigracionit, sigurimi i kufijve dhe bashkëpunimi në këtë plan. U theksua nevoja për rritje dhe sigurim të kapaciteteve adekuate për vendosje të refugjatëve dhe emigrantëve në këto vende.

“Para së gjithash kjo është përgjegjësi e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Nëse Qeveria ka nevojë për mbështetjen tonë financiare, ajo do të sigurohet, jemi këtu të ndihmojmë me ekspertët tanë për t’i siguruar Qeverisë dhe autoriteteve mbështetje adekuate. Megjithatë deri më tani nuk është parashtruar një kërkesë e tillë, por nëse ndodhë, ne jemi këtu për të siguruar ndihmë”, tha eurokomisari Avramopullos.

dhuro

Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski theksoi se në vend ka dy qendra transitore, dhe për momentin nuk ka problem me valë emigrantësh…

“Ne tani nuk kemi problem me rrjedhat e emigrantëve, por duhet të jemi të përgatitur nëse rastësisht vjen deri te një situatë e tillë. Përndryshe, sot nuk u bisedua fare dhe as që dikush ka kërkuar, as që kemi premtuar, as nuk kemi biseduar për atë nëse duhet të ndërtojmë kampe. Dëshiroj ta përsëris qëndrimin e Qeverisë se ne kemi dy qendra transitore në Maqedoni, njëra në jug të vendit, tjetra në veri, dhe ato dy qendra transitore mbijetojnë dhe do të mbijetojnë gjatë një krize të mundshme emigrantësh. Ne nuk kemi indikacione tani për momentin se mund të ndodhin rrjedha emigrantësh si në vitin 2015, por dëshirojmë të jemi të përgatitur sepse bëhet fjalë për sigurinë edhe të qytetarëve tanë, edhe të BE-së”, deklaroi Spasovski.

Një nga çështjet kyçe për të cilat është biseduar për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit nacional, ndërkaq në atë kontekst edhe për të kthyerit të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në Siri, Irak dhe Afganistan.

“Në vend tashmë po zhvillohen procedura penale, ndërsa persona të caktuar tashmë janë në burg. Për ata persona për të cilët ekzistojnë dëshmi se kanë marrë pjesë në vatrat e luftës në Siri, Irak dhe Afganistan ndërkaq ende ndodhen atje, ata gjithsesi se do të përgjigjen penalisht-juridikisht, përderisa për ata persona të cilët janë pjesë e familjeve të luftëtarëve të huaj ndërkaq që ende ndodhen nëpër kampe në Siri, nevojitet riatdhesimi i tyre në shtet. me atë rast nevojitet program i posaçëm për risocializim. Atë po bëjmë me Komitetin nacional për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Spasovski në konferencë për shtyp.

Ministri i Punëve të Jashtme theksoi se po përforcohen kapacitetet në vend në çdo segment lidhur me këtë çështje dhe se kjo është strategjia e shtetit që do të vazhdojë ta zbatojë.

Përveç çështjeve të emigracionit dhe sigurisë kufitare, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në forum u bisedua për luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, luftën kundër tregtisë me njerëz

Loading...
Global