Policia e Tetovës ka bërë të ditur se të enjtën rreth orës 17 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria 24- vjeçarin F.R. nga fshati Bogovinë e Tetovës informon Tetova sot. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatësit, në periudhën prej ora 16.00 deri ora 17.00 në shtëpinë
e tij në fshatin Bogovinë, është gjetur marijuanë dhe bluajtëse me mbetje të marijuanës.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasit kundër personit F.R. do të përgaditet parashtresa
adekuate.

Loading...