Kombëtarja angleze e futbollit ka falënderuar edhe një herë Kosovën për mikpritjen në fundjavë, për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Anglia fitoi 4 me 0 në “Fadil Vokrri” të dielën, por Kosova u konsiderua se fitoi jashtë fushës për shkak se mikpritja e mrekullueshme për anglezët u bë lajm botëror.

Duke publikuar një video nga fusha e lojës, kombëtarja angleze ka shkruar në Facebook: “Një pritje e mrekullueshme – Faleminderit, Kosovë”.

Loading...
Global