Më shumë se asnjë industri tjetër, kompanitë teknologjike i japin prioritet problemeve etike në sytë e Amerikanëve sipas një studimi të publikuar sot nga Forbes.

Hulumtuesit e Forbes dhe organizatës jo-fitimprurëse Just Capital intervistuan mese 4,000 Amerikanë të rritur duke u kërkuar vlerësimin e tyre për mëse 1,000 kompani Amerikane lidhur me 29 problematike si pagat, përfitimet, diversiteti, përfshirja dhe sa mirë trajtohen konsumatorët e aksionerët.

Microsoft kryesoi këtë listë për vitin e dytë me radhë. Kompani të tjera teknologjike si Apple, Intel, Salesforce, Alphabet dhe PayPal hynë në listën e 10 të parave. Ende janë këta kompani teknologjike të përfshira në disa skandale vitet e fundit.

Për shembull punonjësit e Google kanë protestuar qëndrimin e kompanisë ndaj ngacmimeve seksuale në vendin e punës dhe vitin e kaluar CEO i Intel dha dorëheqjen për një aferë me një punonjëse.

Por për Facebook historia ishte ndryshe. Kompania u rëndit e 149 edhe pse ishte e para për pagën e punonjësve. Megjithatë vetëm në vendin e 915 u rëndit për mënyrën sesi i trajton konsumatorët.

Perceptimi publik për Facebook është dëmtuar nga skandali Cambridge Analytica ku kompania lejoi shkëmbimin e të dhënave personale të përdoruesve me palë të treta pa dijeninë e këtyre të fundit. Facebook gjithashtu dështoi me parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformë.

Loading...
Global