Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj theksoi për Alsat-M se një aleancë e tillë siç është “mini-shengeni” mund të diskutohet me Kosovën, vetëm pasi Serbia dhe Bosnje Hercegovina të bëje njohjen e pavarësisë së saj.

Shqipëria duhet të ketë parasysh se kur është në pyetje Kosova, së pari duhet të pajtohet me Kosovën, pastaj me Serbinë. Së pari duhet të bëjë një aleancë, qoftë doganore, qoftë të lëvizjes së lirë, qoftë politike, çfarëdo qoftë, së pasi duhet më Kosovën, pastaj me Maqedonisë e Veriut, tek në vjen Serbia. Jo së pari me Serbinë, pastaj me hezitu, me bë ato kombinimet. Kosova është shtet sovran, Kosova sjell vendimet e veta, ka qëndrimet e veta dhe janë valide, janë legjitime, sepse Kosova është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Ka institucionet e saj, të cilat janë legjitime, legale për qëndrime të ndryshme. Mirëpo e thash edhe njëherë, për ne është parësorë partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Dikujt tjetër ndoshta i konvenon një aleancë tjetër ballkanike, për qëllimet e botës së tretë, për ndikimet e botës së tretë në këtë rajon. Kosova nuk do të jetë pjesë e këtyre kombinimeve- tha Dedaj./Alsat-M

Loading...
Global