Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku me çrrastë autobusit të linjës 19 në afërsi të Sh. Fillore Petar Zdravkovski Penko i ka dalë një makinë përpara dhe vozitësi ka frenuar në vend, gjë që ka shkaktuar përplasjen  dhe lëndimin e disa udhëtarëve brenda autobusit. Raportohet se personat e lënduar janë dërguar menjëherë për kurim në Qendrën Klinike dhe janë jashtë  rrezikut për jetë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e MPB-së dhe po hetojnë rastin.

Loading...