Dje rreth orës 17 e 30 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të fshatit Poroj, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën kanë përfshirë dy vetura me targa të Tetovës një ,,Ford Mondeo,, të cilën e ka drejtuar 40-vjeçarja F.A. nga fshati Dobrosht i Tetovës, e cila ka qenë vetëm në veturë, dhe vetura ,,Ford Fiesta,, të cilën e ka drejtuar 43-vjeçari J.B. nga fshati Stara Sellë e Tetovës informon Tetova sot.
Në këtë aksident vozitësi i veturës ,,Ford Mondeo,, dhe tre bashkëudhëtaret në veturën ,,Ford fiesta,, të moshës 13, 18 dhe 39 vjeçare, kanë marrë lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për t’ju ofruar ndihma mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë.Ts.mk

Loading...
Global