Nëpunësit gjyqësorë sot në mëngjes dolën në protestë. I lëshuan zyrat dhe protestuan para gjykatave në shenjë pakënaqësie për rritjen jo proporcionale të pagave në gjyqësor.

Arsyeja kryesore për protestë ishte vendimi për rritjen e pagave të gjykatësve dhe kërkuan uljen e hendekut të pagave mes gjykatësve dhe të punësuarve në administratën gjyqësore.

Kreu i Sindikatës së punonjësve gjyqësorë, Peco Grujoski ka kërkuar që të ngritët iniciativë dhe të bisedojnë për pagat e policisë gjyqësore. Ai njëherit porositi se problemet nuk zgjidhen përmes protestave dhe se personat e punësuar në administratën gjyqësore janë të malltretuar.

dhuro
Loading...
Global