Leja e ndërtimit u mor në dhjetor të 2013-së, e gurthemeli u vu më 28 nëntor të 2014-së, saktë 5 vite më parë.

Pesë vite u deshën që të mbyllet vetëm pjesa e parë, karabina e objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. Pengesat që sollën vonesën ishin çështje pronësore dhe me kabllot e nëndheshme të rrymës.

E në mes të këtij dhjetorit përfundimisht do të mbyllet faza e parë, tregon Artan Asllani ushtruesi i detyrës drejtor i Qendrës për Kulturë nën kompetenca të së cilës është ndërtimi i teatrit. Ai po shpreson që zgjedhjet e parakohshme të mos bëhen pengesë për nisjen e fazës së dytë, ndërtimin e pjesës së brendshme të Teatrit për të cilën duhet tender i ri.

dhuro

“Ne vetëm se jemi duke punuar për fazën e dytë. Pritet që këtyre ditëve të merret dritë jeshile dhe raporti për fazën e dytë të dërgohet në qeveri për t’u miratuar buxheti i paraparë nga qeveria me shumë diku 26 milion euro. (01:18) Ajo që druhemi më shumë janë zgjedhjet e parakohshme por në qoftë se arrihet që gjatë dhjetorit, arrihet në qeveri, besoj se do t’i kemi duart e lira për të kaluar në fazëne dytë”, deklaroi Artan Asllani, u.d drejtor i Qendrës për Kultur.

Nëse faza e dytë fillon në 2020-tën, do të duhen edhe 3 vite që skena e re të jetë e gatshme për aktorët. Ata dhe i gjithë stafi që nga 2007-ta kur është themeluar Teatri I Tetovës janë qiraxhinj në Pallatin e Kulturës.

“Është nevojë emergjente për të pasur një teatër. Jo vetëm për stafin e Teatrit të Tetovës por për të gjithë qytetarët e Tetovës. Kjo duhet të pranohet si sakrificë e aktorëve dhe stafit të Teatrit të Tetovës, që deri tash nuk kemi patur një teatër sepse kemi funksionuar në kuadër të Pallatit të Kulturës si qiraxhinj aty, ku një herë në javë e kemi pasur sallën e lirë dhe janë kushte jonormale që një teatër të funksionojë në hapësirë të tillë”, theksoi Blerim Ismani, drejtor i Teatrit te Tetovës.

Aktori Hasim Memishi – Sopi po shpreson që objekti i ri të përfundojë sa më shpejt sepse e kanë të vështirë të funksonojnë në Pallatin e Kulturës i cili vazhdimisht është i zënë e ndonjëherë provat u është dashur t’i mabjnë edhe natën.

“Ne i kemi filluar provat diku në 9 në mbrëmje dhe kemi përfunduar në ora 3 të mëngjesit. Shpesh tallem me kolegët që janë më të rinj se unë, që sapo kanë diplomuar. U them se nëse ju arrini që të luani në teatrin e ri do jetë super sepse për ne nuk besoj se do të përfundojë ky objekt”, u shpreh Hasim Memishi – Sopi, aktori.

Kujtojmë që ky projekt për herë të parë është pemtuar në platformën zgjedhore të BDI-së në vitin 2014, me premtimin se do të përfundohej në 2016-tën, e sipas parashikimeve tani pritet të përfundojë të paktën në vitin 2023. Objekti është i projektuar si qendër multifunksionale, ku përveç Teatrit dhe Bibliotekës së qytetit, parashihet të ketë edhe një sallë kinemaje dhe restorant që do të jenë mbi çatinë e objektit.

Loading...
Global