Olivier Giroud është i pakënaqur tek Chelsea dhe gjatë merkatos së janarit pritet të largohet nga Londra.

Sipas prestigjiozes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Interi nuk ka hequr dorë nga sulmuesi francez i cili po aktivizohet pak minuta me ekipin që drejtohet nga Frank Lampard.

Në media thuhet se “Nerazzurr-ët” tashmë kanë nisur tashmë bisedimet me “Blues” për ish-futbollistin e Arsenalit.

“Interi është i gatshëm t’i ofrojë Giroud një kontratë 18-mujore, me vlerë rreth 8 milionë euro në sezon, por francezi po shpreson për një kontratë 2 vite e gjysmë”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

33-vjeçarit do t’i skadojë kontrata me të kaltrit në fund të sezonit, por ai është i vendosur për t’u larguar drejt një tjetër destinacioni të ri.

Ideja e tij është që ta gjejë një ekip ku mund të luajë rregullisht në pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që të ketë më shumë shanse për të luajtur me Francën në Euro 2020.

Loading...
Global