Artriti reumatik është një sëmundje autoimune, e cila i prekë 1.3 milion amerikanë çdo vit. Ky çrregullim karakterizohet nga dhimbje e nyjave, deformim si dhe humbje e funksioneve motorike.

Raportet aktuale mjekësore thonë se shprehitë e ushqyerjes, përkatësisht ushqimet që i përdorim çdo ditë kanë një ndikim tejet të madh në këtë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, më shumë se 50% e rasteve me kancer dhe artrit mund të parandaloheshin, nëse njerëzit përdorin ushqime të duhura.

Prishja e balancit të përbërësve ushqimorë, siç është omega- 3, yndyrat e mira, sasia e sheqerit si dhe fibrat e rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të diabetit, kancerit dhe artritit.

Disa nga ushqimet shkatërruese të shëndetit të njeriut, të cilat kanë një ndikim tejet negative dhe mund të jenë shkaktarë të sëmundjeve janë:

Peshku i konservuar- shumë studime kanë treguar se peshqit e konservuar përkatësisht yndyra, që ata përmbajnë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe progresionin e kancerit dhe artrtit. Ky lloj i peshkut përmban yndyrë të hidrogjenizuar, e cila gjendet edhe në margarinë, ushqime të gatshme dhe ëmbëlsira.

Ushqimet e proceduara- Ekspertët tregojnë se nëse dëshironi të ulni rrezikun nga këto sëmundje duhet të hiqni dorë nga këto ushqime. Këto produkte përmbajnë aditivë, nitrate dhe nitrite, të cilat është dëshmuar se e rrisin rrezikun e kancerit.

Kripa– përdorimi i tepërt i kripës, mund të shkaktoj dëme serioze të shëndetit. Kripa e rrit rrezikun e sëmundjes së osteoporozës, obezitetit dhe disa llojeve të kancerit.

Ëmbëlsirat– karbohidratet e proceduara, që përmbajnë sheqer artificial, shkaktojnë inflamacione dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Ekspertët këshillojnë, që të mos përdoren ëmbëlsirat në asnjë mënyrë.

Disa ushqime të tjera, që nuk duhet t’i përdorni janë: margarina, akulloret, çokollatat dhe disa produkte të qumështit.

Loading...