Shumica e njerëzve përdorin detergjentët në mënyrë joefikase, sepse sipas staistikave 90% e rrobave që ne lajmë nuk janë të pista. Në të njëjtën kohë, teksa i lajmë shpesh disa veshje, ne harrojmë gjëra të tjera pa larë.

Ne do t’ju vjmë në ndihmë duke ju treguar sa herë duhet t’i lani rrobat në lavatriçe në mënyrë që të mos i shkatërroni, duke ju hequr kështu shkëlqimin dhe ngjyrën:

Streçet dhe xhinset

dhuro

Larja e shpeshtë e xhinseve largon bojën dhe bën që pëlhura e xhinseve të humbasë formën e saj. Për më tepër, temperaturat e larta nxisin tkurrjen, gjë që do t’i bëjë xhinse tuaja të preferuar të duken ndryshe nga dita e parë që i keni blerë. A dëshironi t’i ruani xhinset tuaja? Lajini sa më rrallë të jetë e mundur, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që ruani formën dhe ngjyrën, por edhe kurseni ujin. Sigurisht, nuk duhet të shkoni në ekstreme. Mbani mend që xhinset u krijuan për kaubojsat, punëtorët dhe ata djemë që nuk shqetësohen shumë për pastërtinë. Merrni shembull nga këta djemë dhe relaksohuni.

Ndërkohë gjërat janë krejtësisht të ndryshme me streçet. Problemi me të gjitha veshjet e ngushta është se ato e thithin djersën dhe krijojnë një mjedis të favorshëm për rritjen e baktereve që sjell edhe shfaqjen e aromave të pakëndshme. Nëse vishni streçe çdo ditë, ju duhet t’i lani ato pas 2-3 veshjesh, por nëse i përdorni shpesh, lajini ato pas çdo seance stërvitore.

Reçipetat e përditshme dhe ato sportive

Rreth 200 gra janë anketuar dhe janë pyetur sesa shpesh duhet t’i lajnë reçipetat. Rreth një e treta e grave kanë thënë se i lajnë ato çdo 2 javë, ndërsa pjesa tjetër i lajnë më rrallë duke qenë se nuk veshin të njëjtat reçipeta çdo ditë. Ndërkohë reçipetat sportive, duhet t’i lani pas çdo veshjeje.

Rrugicat në tualet dhe peshqirët

Peshqirët duhet të ndërrohen pas 3-4 përdorimeve. Ndërkohë, rrugicat e vogla që vendosni në tualet duhet të ndërrohen më shpesh seç e mendoni. Lagështira krijon mundësinë ideale për rritjen e baktereve dhe mykut. Prandaj, ato duhet t’i ndërroni një herë në javë.

Kapelet dhe kapuçët e dimrit

Nëse nuk vendosni të njëjtin kapuç tërë sezonin vjeshtë-dimër, mjafton të lani atë një herë në 2 muaj, ose mesatarisht 3 herë në sezon. Shumica e tyre mund të pastrohen lehtësisht në lavatriçe pa prishur cilësinë, megjithatë, gjithmonë mbani mend që të lexoni etiketën e tyre.

Kapelet rekomandohen të lahen me dorë 2 herë në verë me ujë të ftohtë.

Loading...
Global