Shefi ekzekutiv i Facebook Mark zuckerberg mbrojti enkriptimin fundor ditën e Enjte dhe vendimin e tij për të enkriptuar shërbimet e komunikimit pavarësisht shqetësimeve rreth impaktit që mund të ketë ndaj shfrytëzimit të fëmijëve dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia nënshkruan një letër të hapur ditën e djeshme duke kërkuar që Facebook të ndalojë planet e enkriptimit me argumentimin se do të jetë shumë më e vështirë për të luftuar abuzimin e fëmijëve dhe terrorizmin.

Duke folur gjatë një sesioni live pyetje-përgjigje, ai tha se kishte qenë në dijeni të rreziqeve përpara se të niste planet e tij të enkriptimit dhe pranoi se ky i fundit do të reduktonte mjetet për të luftuar aktivitetet në fjalë.

Ai tha se luftimi i abuzimit me fëmijëve me enkriptimin fundor në mes është njësoj si ti kesh duart e lidhura pas shpinës në një betejë.

Por u tregua optimistë se Facebook do të arrijë të identifikojë grabitqarët edhe në sistemet e enkriptuara. Ai sugjeroi se kompania mund të kufizojë mënyrat sesi të rriturit ndërveprojnë me fëmijët në platformë.

Në Mars Zuckerberg lajmëroi planet e enkriptimit të aplikacioneve në pronësi të Facebook. /PCWorld Albanian

Loading...