Fosili i një pterosauri të pazbuluar më parë, i njohur si një “hardhucë fluturuese”, është emëruar si dragoi i hekurt i Lenton por mund ta quash edhe Butch.

Pterosauri 96 milionë-vjeçar jetoi në mesin e dinozaurëve dhe u gjet nga një rritës delesh i cili quhej, Bob Elliott në Australi afër Winton, Queensland.

Studiuesit që studiuan speciet e reja e quajtën atë Ferrodraco lentoni, ose dragoi i hekurt i Lentonit, për nder të Graham “Butch” Lenton, kryebashkiakut të Winton i cili vdiq disa muaj pasi fosili u gjet në fillim të vitit 2017.

Flower

Lenton mbështeti komunitetet rajonale në Queensland-in perëndimor.

Fosilet e Pterosaurit janë të rralla në Australi me gjithë se edhe dy të tjerët gjithashtu u gjetën në Queensland-in perëndimor.

Fosili u gjet në Formacionin Winton, shtresa shkëmbore të pasura me fosile dinozauri.

Kur Elliott gjeti fosilin ai e mori atë dhe e dërgoi në laboratorin e Muzeut Australian Age of Dinosaurs.

Loading...