Përmbushja e marrëveshjes është obligim i të dyja palëve dhe besoj se do të vazhdojmë të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë miqësore, thotë kryeministri Zoran Zaev, në komentin për mbështetjen nga Bullgaria për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por me kushte të caktuara.

Ai pret që Bullgaria të jetë një nga mbështetësit më të zëshëm për vendimin për datë për negociata me Bashkimin Evropian dhe beson se zgjidhje për të gjitha çështjet përmes dialogut bilateral dhe ndërtimit të miqësisë. Për këto ditë paralajmëroi takim me kolegun e tij bullgar, Bojko Borisov, si dhe takim me Komisionin e përzier maqedonas-bullgar të ekspertëve, i cili do të mbajë takim në prag të mbledhjes së Këshillit të BE-së për kur pritet vendimi për fillim të negociatave për anëtarësim me vendin tonë.

Zaev tregoi se me marrëveshjen e arritur me Bullgarinë janë rrumbullakësuar gjashtë personalitete historike dhe katër kapituj që janë realizuar për dy vite. Beson se do të vazhdojnë edhe më tej të gjejnë zgjidhje përmes dialogut bilateral me Bullgarinë miqësore.

Flower

“Republika e Bullgarisë definitivisht ka interes që ne të hapërojmë edhe drejt NATO-s edhe drejt BE-së, ai është interes edhe i popullit në Bullgari, dhe besoj se do të lëvizin mu në atë drejtim. Këto ditë unë do të kem kontakte me shumë politikanë dhe me mikun tim Bojko Borisov. Ministrat tanë janë në komunikim të vazhdueshëm. Pres së paku të jenë një ndër mbështetësit më të zëshëm për vendimin për datë për negociata”, potencoi Zaev.

Besoj, tha, se përmes realizimit të marrëveshjeve do të mund të ndërtohet miqësia.

Sharec nga ana e tij vlerësoi se do të ketë sukses edhe për çështje me Bullgarinë, duke e pasur parasysh suksesin për kontestin me Greqinë.

“Maqedonia e Veriut ka shumë fqinj dhe punë të vështirë ndonjëherë. Mund të them vetëm lëvdata për kryeministrin dhe Qeverinë e tanishme. Sepse ajo që arriti ta bëjë me Greqinë, mendoj se ai është problem shumë më i madh. Besoj se të njejtën do ta arrijë edhe me Bullgarinë. është e vërtetë se nëse Maqedonia e Veriut në fund dëshiron të hyjë në BE do të ketë akoma pengesa, njejtë siç i ka pasur Sllovenia në rrugën e saj, e cila nuk ishte e shtruar me trëndafila dhe ne duhej të bënim shumë përpjekje. Përpjekjet e presin edhe Maqedoninë e Veriut”, porositi Sharec.

Loading...