Pas gjithë asaj që e bëmë jemi të bindur se duhet të marrim vendim për fillimin e negociatave me BE-në tani dhe menjëherë. Jemi të gatshëm për këtë politikisht dhe në mënyrë institucionale. Secila shtyrje do të lexohet si vendim negativ dhe do të ketë pasoja shumë negative, nivel të lartë të dëshpërimit te qytetarët dhe te të gjithë ata të cilët e mbështetën zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, porositi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me eurokomisarin për Zgjerim Johanes Han.

“Në qershor morëm porosinë se Maqedonia e Veriut përmbushi gjithçka, por për shkak të harmonizimeve kalendarike të vendeve anëtare të BE-së lajmi i mirë për fillimin e negociatave do të na arrijë në tetor. Tetori erdhi dhe ne jemi në Bruksel, e presim lajmin e merituar për vendimin për negociata për qëllimin tonë strategjik anëtarësimin në BE”, theksoi Zaev.

E kuptojmë, theksoi kryeministri, se disa anëtare kanë nevojë që të hapin debat për metodologjinë e re për negociatat, por të dyja proceset mund të ecin paralelisht.

“Kjo nuk pengon që të marrim vendim për negociata tani dhe menjëherë. Na duhet vendim pozitiv tani dhe menjëherë. Kjo nënkupton për ne proces të ri dhe punë e mundimshme. Pas 10 rekomandimeve të BE-së, përfundimet optimiste të Këshillit të BE-së në vitin 2018 dhe 2019 dhe të gjitha rezultatet dhe reformat, pas gjithë punës që bëmë jemi të bindur se duhet të fillojmë me negociatat”, tha Zaev.

Përkujtoi se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ka lidhje me hapjen e kapitujve për BE-në.

“Dëshiroj që me qëllim të mirë të tërheq vërejtjen se nëse nuk merret vendimi i pritur pozitiv i merituar për negociata, kredibiliteti i BE-së dhe besimi i qytetarëve tanë mund të vihen në pikëpyetje. Kjo do t’i përforcojë forcat regresive në vendin dhe interesin e palëve të treta në rajon. Për këtë liderë të BE-së mos i shuani yjet e ndritshme drejtë të cilave përpiqemi, mos u bëni pengesë e jona”, bëhuni heronj tanë”, porositi Zaevi në konferencën për shtyp me Hanin në Bruksel.

Loading...
Global