Personalisht besoj në pafajësinë dhe prezumimin e pafajësisë dhe sa është e mundur më shpejtë do të pres të dëshmohet pafajësia, që gjithsesi të mundet Frosina Remenski sërish të kthehet në organet dhe trupat e partisë, tha sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij Marian Sharec.

Kryeministri paralajmëroi se partia do të sjellë vendime për pezullimin e përkohshëm të Remenskit nga këshilli qendror dhe ekzekutiv.

“Më vjen mirë që në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme e dëshmojmë sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësisë, por gjithsesi Kushtetuta jonë gjithashtu e garanton prezumimin e pafajësisë. Atë që e thash kur u hap ky rast, sonte po e përsëris, sot sërish do ta them, partia do të sjellë vendime për pezullimin e përkohshëm nga këshilli qendror dhe ekzekutiv. Ky është qëndrim parimor. Ne ndërtuam qëndrime deklarative, i kemi inkorporuar në organet dhe trupat e partisë.

Flower

Deputetes Frosina Remenski e dyshuar për “Reket” i është marrë pasaporta, ka ndalesë të largohet Shkup, si dhe obligimin çdo të diel të paraqitet në Gjykatë.

Loading...