Dorëheqja prej funksionit është akt personal. Po të isha në vendin e deputetes Frosina Remenski do të tërhiqesha dhe do të prisja ta dëshmoja atë dhe të kthehem në derën e madhe si hero, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Televizionin 24.

I pyetur se pse nuk ka kërkuar dorëheqje nga Remenski nga funksioni i deputetes, Zaev tha se është e drejtë e saj dhe ajo është zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët.

“Ajo është e mirëseardhur të kthehet në këshilin qëndror dhe ekzekutiv të LSDM-së sapo të dëshmohet pafajësia e saj”, deklaroi Zaev.

Për arsye të njëjta, gjegjësisht për respektimin e presumimit të pafajësisë, thotë ai nu ka hequr dorë prej sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe zëvendëskryeministrit Bujar Osmani.

Theksoi se rasti “Reket” është konstatuar si implementim praktik i reformave në gjyqësi, ku secili është i barabartë para ligjit dhe ku një prokuror mund të jetë në paraburgim dhe këtë Evropa e njeh.

“Këtë rast e denoncova unë. Nuk më intereson kush do të dalë. Ky rast filloi për tre muaj, filloi hetim dhe e përfundoi hetimin. Ku janë rastet e tjera? Për të cilat i kam nxjerrë bombat. Ku janë të realizohen. I sfidoj edhe prokurorinë edhe gjyqësorin, se duhet t’i realizojnë këto raste. Le të jellin aktgjykime, nuk ka argumente dhe dëshmi – të pafajshëm, ka argumente dhe dëshmi – fajtorë. Kjo do ta ndryshonte gjendjen në shtet, nëse secili sjellë vendim aty ku është i paguar”, deklaroi Zaev.

Loading...