Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjes për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për sigurimin e makinave gjatë udhëtimit jashtë shtetit.

“Duam ta ulim kartonin e gjelbër, duam ti thjeshtëzojmë pikëpagesat rrugore, të cilat paguhen për rrugët, duam ta racionalizojmë dhe thjeshtëzojmës regjistrimin e automjeteve dhe me këtë t’u kursejmë para qytetarëve” – theksoi Zoran Zaev gjatë tribunës së LSDM-së me qytetarët e Kumanovës.

Për uljen e çmimeve të kartonave të gjelbër për rajonin, Zaev theksoi se është duke biseduar me kompanitë e sigurimeve për të parë mundësitë dhe për të analizua harxhimet që ato kanë në dhënien e kartonave në fjalë.