Zaevi në fjalimin e parë para udhëheqësve të BE-së në Bruksel një ditë para vendimit për hapje e negociatave ose jo mes vendit tonë dhe BE-së, ai u bëri një apel atyre në anglisht: “mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj”.

Zaev tha se për herë të dytë brenda vitit bashkqytetarët e Maqedonisë së Veriut janë duke pritur dritën jeshile nga BE-ja.

“Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin përfundimisht negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni”, tha Zaev.

“Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë”, apeloi Zaev.

Ai e përfundoj fjalimin e tij duke thënë se rruga jonë e vetme është ajo e reformave dhe në vijim do vazhdojmë t’i nxisim ato. Ne Do të vazhdojmë edhe më fort me reformat, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.