Policia thotë se një funeral në Gjermaninë Lindore përfundoi me drogim të pavullnetshëm të pjesëmarrësve kur atyre iu servua aksidentalisht ëmbëlsira me hashash.

Policia e Rostock tha pas varrimit në Wiethagen, ceremonia vazhdoi në një  restorant për kafe dhe tortë, siç është edhe zakoni në Gjermani.

Por pasi e hëngrën tortën, 13 persona patën  mundime dhe marramendje dhe iu deshtë trajtimi mjekësor, raporton AP.

Një hetim policor zbuloi se një punonjëse e restorantit  i kishte kërkuar vajzës 18 vjeçare të saj t’i piqte ëmbëlsirat.

Sidoqoftë, nëna e 18-vjeçares e mori gabimisht tortën me marihuanë që adoleshentja e kishte bërë për një rast tjetër.

Policia tha se adoleshentja është nën hetim. Incidenti ndodhi në gusht, por nuk u publikua më herët për shkak se familja ishte në zi

Loading...