Ministri për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili sot ka pasur një takim në Tiranë  me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha

Në takimin  mes Xhamilit dhe Bashës është diskuar për rregullat që aplikon Maqedonia e Veriut  për investitorët e jashtëm si dhe mbështetjen financiare që u jepen kompanive vendore investuese.

Sipas Hisen Xhemailit në këtë takim gjithashtu është folur edhe për  rolin që luan Shqipëria në përmirësimin e infrastrukturës mes dy vendeve.
Folëm për rolin që duhet të luaj Shteti Shqiptarë në përmirësimin e infrastrukturës mes vendeve tona, si dhe kërkuam nga z.Basha që të ndikojë në stimulimin e sa më shumë kompanive shqiptare të investojnë në Maqedoninë e Veriut” shprehet Xhemaili 

Xhemaili gjithashtu ka diskutuar me Bashën edhe  rreth funksionimit të zonave të lira ekonomike në Maqedoninë e Veriut, si dhe modelet e mbështetjes financiare për kompanitë vendore jashtë zonave të lira ekonomike dhe modelet që ndjek Maqedonia  për ti përkrahur investimet me qëllim rritjen e zhvillimit ekonomik.

Ndryshe ministri Xhemaili sot në Tiranë ka pasur takime edhe me  ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z.Eduard Shalsi, kryetaren e LSI-së Monika Krymadhin. /TS/