Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm tre shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafeiropoulos. Ngjarje e cila tronditi opinionin publik grek, dy vite më parë, shkruan Ora.

Vendimi i gjykatës ishte unanim, me gjyqtarët dhe juristët duke pranuar në thelb propozimin e bërë më herët nga kryeprokurori, Spyros Pappas.

Konkretisht, gjykata vendosi dënim të përjetshëm për vrasësin e Zafeiropoulos., Ibrahim Brahimaj, si dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë.

Flower

Edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekocja dhe Olti Dulce u dënuan me burgim të përjetshëm. Kohët e fundit, ata u paditën edhe për çështjen “mafia e burgut” në Greqi.

E veja e avokatit, pas vendimit edhe pse tha se asgjë nuk ndryshon, falënderoi drejtësinë greke për vendimin.

“Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi”, tha Vicky Zafeiropoulos.

Loading...