Maqedonia me kriminel si Zoran Zaevi nuk kishte të ardhme. Aq më pak në BE. Për këtë shkak Zoran Zaevi duhej të jep dorëheqje. Nëse do të pranonte më herët se është i paaftë dhe të jepte dorëheqje, atëherë dëmet ndaj Maqedonisë do të ishin më të vogla. Kështu që çmimin e politikës së tij korruptuese dhe anti-shtetërore e paguajnë të gjithë.

Janë të numëruara ditët e Zoran Zaevit. Po shihet fundi i bandës kriminale në krye me të amnistuarin Zaev. Përfundon koha e tenderëve dhe granteve kriminal zhvatjeve, trysnisë politike, padrejtësisë, mosndëshkimi i krimit. Vjen koha kur politikanët nuk do të jenë sinonim i premtimeve të rreme dhe pritjeve të parealizueshme. Është koha për politikanë të ndershëm.

Qytetarët nuk i besojnë Zaevit, LSDM-së dhe gënjeshtrave të tyre ndërsa dështimi i datës së bisedimeve me BE-në është disfatë e LSDM-së dhe se në Evropë nuk shkohet me zhvatje, krim dhe korrupsion.

Marrëveshjet e dëmshme, disfatat, politikat me kurriz të ngrysur nuk e hapin perspektivën evropiane për shtetin tonë. OBRM-PDUKM paralajmëronte se ndryshimi i emrit dhe heqja dorë nga gjithçka që është maqedonase, nuk do të na përafrojë drejt Evropës ndërsa Zaev i gënjente qytetarët maqedonase se kjo është rruga e vetme.

Koha për reforma dhe për politikanë që do ta ndërtojnë të ardhmen e Maqedonisë me projekte dhe politika në interes të qytetarëve.

Qendra për komunikim,e e VMRO-DPMNE-së