Nga Skënder Sadri KAPITI

Rezultat i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 me një diferencë kaq të vogël votash, dhe si i tillë edhe nuk e përjashton edhe mundësinë që Vjosa Osmani të jetë kryeministre, dhe Presidenti nga VETËVENDOSJA ,dhe nëse jo, atëhere Vjosa është kandidatja NR 1 nga LDK-ja dhe më e merituara edhe publikisht e kombetarisht , edhe moralisht e politikisht dhe potencialisht, si edhe intelektualisht e patriotikisht si personalteti më se i merituar dhe më i duhur që ajo të jetë Presidente e Kosovës, e cila është pakrahasueshmërisht më meritore nga të tjerët, dhe që dallon dhe e ndan nga Presidenti i sotëm Thaçi një distancë me vite dritë largësi.
Ky i fundit duhet që të shkarkohet nga posti i Presidentit për të gjitha ato veprime kundërkostitucionale të tij të cilat tashmë i dinë të gjithë shqiptarët,e madje edhe ndërkombëtarët dhe përveç shumë të tjerash , sidomos për Marrëveshjen për ndarjen e Kosovës e cila po të ishte zbatuar do të kishte qenë me pasoja shumë të rënda deri dhe shkatërimtare për shtetin e Kosovës.
Ndëshkimin dhe largimin e Thaçit si President, tashmë parlamentit të Kosovës ia ka deleguar vota ,referendumi popullor i 6 Tetorit, referendum i cili nuk ndëshkoi vetëm Thaçin dhe PDK-ne por edhe të gjitha ato parti politike që iu bindën atij dhe formuan kualicionin keqqeverisës PAN. Votuesi inteligjent kosovar për këto arësye ndëshkoi po ashper edhe AAK -në , edhe Nisma-n , pse ato ishin pjesë qeverisëse me PDK-në e Presidentit, ashtu sikurse edhe në zgjedhjet e mëparshme të 11 Qershorit 2017 , vota popullore ndëshkoi edhe LDK-në , pse ajo atëhere ka qeverisur në kualicion me PDK, dhe pse LDK e pati votuar Thaçin President.
Duke parë rolin që duhet të luajë Presidenti, atë të përfaqësimit të Shtetit, të unitetit kombëtar dhe të mbikqyrjes së funsksionimit të mekanizmave kushtetuese ,prat e rolit të garantit të Kushtetutës, me Vjosën Presidente, me siguri që ajo është më e përkushtueshmja, më e përgjegjshmja para popullit , shtetit, dhe Kushtetutës. Dhe me Vjosëm patjetër që do të bëhet edhe reformimi i institucionit të Presidentit që është dhe i shërben edhe kthimit të besimit publik te institucioni i përfaqësuesit të shtetit, të unitetit kombëtar dhe të garantit të kushtetutës.
Personaliteti, si i Kryeministrit ashtu edhe i Presidentit të Shtetit kanë rëndësinë dhe rolin parësor dhe kryesor edhe në dhënien e paraqitjen e imazhit, të besueshmërisë , të prestigjit dhe të autoritetit të shtetit në arenen ndërkombëtare, pra edhe në funksion dhe në shërbim të integrimit të Kosovës në BE.
Dhe shqiptarët në Kosovë për këto arësye ata zgjodhën dhe votuan tashmë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.
Por marrëveshjet e partive politike të kualicionit , shohin edhe interesa partizane , gjëra këto që janë normale në demokraci, dhe ndoshta edhe mundet që kryetari i LDK-së I. Mutafa të marrë postin e Presidentit, dhe Vjosa zëvëndës kryeministre dhe Minister e e Jashtme. Edhe kjo është e mundshme, normale dhe e pranueshme, pasi Kosovës I duhet një diplomaci profesionistësh dhe të aftësh , e ndoshta më shumë se cdo ministri tjeter, në Kosovë nevojën urgjente për reformë rrënjësore e ka diplomacia , e cila është mbushur me militantë e injorantë, ministri e cila është parë dhe bërë strehë militantësh partiakë dhe të mbushur me individë me lidhje fisnore që nuk e kanë haberin nga diplomacia dhe as se cfarë roli dhe rëndësie ka përfaqësimi i shtetit.

Flower

Loading...