Në premierën e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, ku aktorja Angelina Jolie ka rolin kryesor, ajo është shoqëruar nga fëmijët e saj.

Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi jo vetëm paraqitjes së Angelinas në tapetin e kuq por vëmendje ka marrë edhe Zahara 14 vjeçare, e cila duket se që tani ka nisur biznesin e saj. Adoleshentja me origjinë afrikane, kishte plotësuar veshjen e saj me anë të bizhuterive të cilat janë pjesë e koleksionit të krijuar nga vetë ajo, që do të lançohet për herë të parë në nëntor të këtij viti.

Zahara u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe gjysmën e flokëve topuz, ndërsa pamjen e kishte kombinuar me një palë vëthë, byzylyk dhe unazë nga “Zahara Collection”.

Koleksioni Zahara do të ketë bizhuteri kuarci të bardhë dhe rozë dhe copa zafiri ngjyrë rozë.

Koleksioni i 14-vjeçares vjen si bashkëpunim me Robert Procop, i cili është një ndër të preferuarit e Angelina-s.