Mesfushori italian po shfaq formë të shkëlqyeshme në këtë fillim sezoni me PSG-në dhe atij mund t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2024

Paris Saint-Germaini po planifikon ta shpërblejë Marco Verrattin për fillimin impresionues të sezonit.

Mesfushori italian po shkëlqen në fanellën e ekipit francez dhe gjiganti parisien e ka bërë gati një kontratë te re afatgjatë për të.

E përditshmja franceze “L’Equipe” raporton se kontrata aktuale e përfaqësuesit italian skadon në verën e vitit 2021 dhe se PSG-ja dëshiron ta vazhdojë atë pa u bërë 18 muaj nga përfundimi i kontratës.

Mediumi francez shkruan se kampioni francez e ka në tavolinë një kontratë deri në vitin 2024, me një rritje masive të rrogës së tij aktuale.

Ish-futbollisti i Palermos është njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë në pozitën e tij.

Loading...
Global