Moti me diell dhe i ngrohtë vazhdon edhe gjatë ditëve të ardhshme. Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot të ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 13, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë.Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 27 gradë Celsius.