Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së që e ndërmori në kompetenca dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në gjykimin e kaluar, Zoran Verushevski tha se refugjatët Nikolla Gruevski, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski posedojnë dokumentacion shumë më voluminoz nga ai që lideri i LSDM-së Zoran Zaev ia dorëzoi Orkurorisë Speciale Publike. Ish-agjenti potencoi se mandati i PSP-së nga ajo kohë e deri më sot është me qëllim të rrëzohet miti se ai dokumentacion është i prerë dhe montuar.

Rasti për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lençe Ristovska.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, në mënyrë ilegale janë ndjekur 4.285 numra telefoni për të cilët fare nuk ishin dhënë urdhra gjyqësorë.

Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.