“Unë nuk jam Albin Kurti, unë jam Ziadin Sela”, ka qenë përgjigja e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në debatin Click Plus në TV21, ku ai është pyetur rreth debatit që së fundi po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut se Sela është ndryshimi në Maqedoni sikur në Kosovë dhe se ai është një figurë që ka simbolikën e Albin Kurtit. Sipas Ziadin Selës, ky debat duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Sipas tij, Albin Kurti në Maqedoni është ajo parti e cila do ta rrëzojë BDI-në. “Zgjedhjen shqiptarët duhet ta shohin në mënyrë simbolike tek liderët që i kanë këtu brënda. Se kush është Albin Kurti, për mua Albin Kurti është simbolikë e ndryshimit, atëherë Albin Kurti në Maqedoni është ajo parti e cila do ta rrëzojë BDI-në nga qevrisja e cila 18 vite ka sjellë monizëm dhe ka diskriminuar dhe ka shtypëur votuesit e saj” u shpreh Sela në Tv21.