Një shtetas 45 vjeçar është sulmuar nga një ari teksa po kulloste bagëtitë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjallicë të Kukësit.

I plagosuri mori plagë të kokë, shpatull dhe në këmbë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, nga Tirana u nis një helikopter për t’i ardhur në ndihmë.

Nga burime zyrtare mësohet se 45 vjeçari ndodhet jashtë rrrezikut për jetën dhe po transportohet për në Spitalin Ushtarak. Top Channel

Loading...