Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sipas njoftimeve nga Zyra e shtypit  të presidentit të Serbisë, takimi trepalësh po zhvillohet në Novi Sad. “Axhenda e bisedimeve nuk është specifikuar, por supozohet se temë kryesore do të jetë ideja për eliminimin e barrierave tregtare”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Takimi vjen pas një deklarate të mëhershme të Vuçiqit, i cili ka propozuar një qasje të përbashkët të këtyre vendeve, ngjashëm sikurse Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia. Në atë rast Vuçiq ka thënë se të vepruarit si bllok do t’iu jepte vendeve të Ballkanit reputacion më të mirë në Evropë.

Zyrtarët serbë ndërkohë kanë theksuar se thelbi i bllokut do të qëndronte në krijimin e një tregu të përbashkët dhe një destinacioni të vetëm investimesh, që është quajtur tashmë “shengeni ballkanik”.

Loading...