Tre persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën Ferizaj-Lipjan. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se Policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin.

“Në rrugën Ferizaj – Lipjan, saktësisht në një lokal, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku lëndime nga arma e zjarrit kanë marrë tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia është duke punuar për arrestimin e personave të dyshuar si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Loading...