Franca si dhe anëtarët e tjera të BE-së shohin në afrimin e shteteve drejt BE-së në aspekt rajonal. Në atë kontekst rajonal kuptohet se ka dallime mes vendeve. Dhe ekziston problem i përgjithshëm, ai është problemi me shtetin juridik, ka deklaruar ambasadori francez, Kristian Timonie duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Parisit lidhur me zgjerimin e BE-së.

“Me rëndësi është të bëhet krahasim dhe të përballen mendimet e gjitha shteteve anëtare lidhur me këtë problematikë dhe të bëhet hap para, pasi duam që mbarë rajoni të bëjë hap para dhe do të paraqesë integrim të vërtetë evropian. Mund të themi se tani për tani bisedimet janë në rrjedhë”, ka thënë Timonie.

Pastaj, ka shtuar ambasadori francez, “duhet të dimë mendimet e gjithë partnerëve”.

Flower

“Ne nga afër e ndjekim gjendjen në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin e ndodhive veçmas në sjelljen e ligjit të Prokurorisë publike. Mbetet edhe një javë. Kuptohet se nëse ka pajtueshmëri ai do të jetë element pozitiv”, ka thënë Timonie.

Loading...