Ambasadori francez Krisitian Timonie deklaroi se çështja e datës është tjetër, ndërsa parimet janë tjetër, të cilat janë po aq të rëndësishme sa edhe bashkëpunimi.

“Nëse ekziston diçka që na bashkon, neve përfaqësuesve evropianë, është një gjë: Maqedonia Veriore pas të gjitha përpjekjeve të bëra deri tani vendin e ka mes nesh në BE, të bashkëpunojmë. Mund t’u them se jemi të motivuar për bashkëpunim”, deklaroi Timonie në pyetjet e gazetarëve pas manifestimit me rastin e 11 Tetorit në Kumanovë.