Tifozët e Gjermanisë u tallen me Argjentinën, në takimin e mbrëmshëm miqësor mes tyre në Dortmund, duke ia kujtuar kësaj të fundit finalen e Botërorit të vitit 2014.

Gjermania dhe Argjentina u ndan baras 2:2 në Dortmund, por ajo që mori vëmendje ishte edhe koreografia e vendasve, raporton Gazeta Express.

Në mungesë të kapitenit Lionel Messit, Argjentina e gjeti veten në disavantazh prej dy golave menjëherë në fillim të takimit, por dy gola nga Lucas Alario dhe Lucas Ocampos në fund të pjesës së dytë, i siguruan një barazim 2:2 skuadrës së Lionel Scalonit të mërkurën në Signal Iduna Park.

Flower

Koreografia e tyre ilustroi golin e Mario Gotzës, i cili ishte i triumfit të Gjermanisë në finale të Kupës së Botës më 2014 kundër Kombëtares nga Amerikës Jugore në Brazil.

Loading...