Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Makron do të takohen përsëri një ditë përpara takimit të shefave të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel që do të mbahet nesër. Takimi i sotëm mes tyre do të mbahet në Tuluz kurse qëllimi është koordinimi i pozitave që dy vendet do të mbajnë nesër. Burime nga qeveria gjermane kanë thënë për mediat se Merkel përsëri do të hapë temën e zgjerimit dhe dhënien e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Medat zvicrane nga ana tjetër, nuk e përmendin konkretisht temën e zgjerimit por thonë se liderët e dy prej vendeve me të fuqishme të BE-së do të diskutojnë duke filluar nga tema e Breksitit deri te Sirija.