Organizatorja e protestave kundër Marrëveshjes së Prespës në Greqi, Georgija Bitaki, gjatë një fluturimi komercial nga Brukseli drejt Athinës, në mënyrë verbale e sulmoi ish-kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Ajo e ndjek Ciprasin dhe e xhiron duke hyrë në avion, pastaj i afrohet deri te ulësja dhe fillon ta shajë duke i thënë se ai është turpi për Greqinë, sepse siç thotë, e “ka tradhëtuar” Maqedoninë.

“Ti je fashisti dhe tradhtari më i madh i atdheut”, i tha fillimisht nacionalistja  Georgija Bitaki, Ciprasit.

Siç mund të shihet nga pamjet, ish-kryeministri i Greqisë, duket i qetë dhe nuk u nënshtrohet provokimeve, kurse bashkëpunëtorët e tij tentojnë ta largojnë Bitakin.

Por ajo sërish vazhdon ta akuzojë Ciprasin, duke thënë se duhet të shkojë në burg sepse e ka tradhëtuar Maqedoninë.

“Për fat të keq, tri orë do të udhëtoj me një tradhtar”, shtoi nacionalistja, Bitaki.

Ndryshe, ish-kryeministri grek, Cipras, sot theksoi se vendimi për mos-dhënien e datës për negociata me Maqedoninë e Veriut, është rezultat i dobësisë dhe dështimit të projektit evropian.

“Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan, sesa në Bruksel. U kemi borxh kombeve tona të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Evropës”, shkroi Aleksis Cipras në Twiter. 

Vitin e kaluar, Ciprasi dhe kryeministri i Maqedonisë, Zaev e nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, me të cilën u zgjodh kontesti disa-dekadash rreth emrit të Maqedonisë.

 

Loading...