Autori që vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë në një sinagogë në Halle të Gjermanisë kishte planifikuar një “masakër”.

Një prokuror gjerman tha se ai dëshironte të frymëzonte të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

“Ajo që përjetuam dje ishte terrorizëm. Sipas gjetjeve tona, i dyshuari Stephan B. synonte të kryente një masakër,”-u shpreh prokurori federal Peter Frank.

dhuro

Frank shtoi se i dyshuar kishte disa armë dhe ju gjetën eksplozivë në makinë.

Autori, i veshur me uniformë ushtarake, transmetoi sulmin live në Twitch.

Gjatë videos live, Balliet tha se hebrenjtë ishin rrënja e të gjitha problemeve dhe fajësoi feminizmin për uljen e niveleve të lindjeve në vendet perëndimore.

Loading...
Global