***Edhe një tekst i ri universitar nga profesor dr. Florim V. AJDINI. Një tekst qe vjen si rezultat i punës së tij hulumtuese për vite me rradhë në fushën e gjuhësisë dhe inzhinjeringut të  tekstit dhe pragatitjes së tij për procesin kompleks të përkthimit, nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe. Gjuhët në fokus janë ajo angleze dhe frënge, ndërsa teknologjia e përdorur për hulumtim është në përputhshmëri me strategjitë dhe  parimet e përdorura që imponon përkthimi ‘ad sensum’ i  hulumtuar nga linguistiët dhe filologët e  teoricientët më të mëdhjenj të këtij profesioni, si Gutt, Catford, Halliday Hassan, Ruquaya, etj, me ç’rast linguisti poliglot,  publicisti, profesori, eseisti dhe pedagogu Florim V. AJDINI, sjell një qasje të re të realizimit të cilësisë se lartë në përkthim, bazuar mbi teknikat bashkëkohore që imponon tregu global i përcjelljes së vlerave  shkencore, në përgjithësi, nga një gjuhë në një tjetër, nga një  kënd i botës tonë në tjetër.

Realizimi i përkthimit me kualitet të lart, ka qenë  gjithmonë qëllimi kryesor i të gjithë atyre që merren me këtë veprimtari intelektuale. Krijimi i rrethanave lehtësuese dhe trasimi i një rutine më lehtë të kapërcyeshme, duke respektuar metodat dhe standardet aktuale që ndikojnë në realizimin e këtij qëllimi, do t’u mundësonin  përkthyesve dhe teoricienëve, ngritjen e sigurtë të kualitetit në përkthim. Kjo do të mundësonte funksionimin më të lehtë të praktikës së përkthimit nëpërmjet teorisë së tij. Ky disertacion doktorate, paraqet një sintezë dhe analizë e cila është  realizuar para së gjithash mbi dokumentacionin ekzistues (në  gjuhën angleze ), të bazuar në aspektin kontrastivo-komparativ, të të dhënave dhe ka  nxjerrë në pah konkluzione rreth krijimit, gjegjësisht eliminimit të faktorëve apo shkaktarëve që ndikojnë në arritjen e këtij qëllimi.

Hipoteza e saj synon të sqarojë në mënyrë të detajuar shkaqet dhe problemet që lidhen me realizimin e kohezionit dhe koherencës tekstore, si dy elementë kyç të tekstualitetit. Në kontekst të hulumtimeve të bëra, ajo sillet në dy binarë të rëndësishëm. Së pari, ajo arriti të vendosë në funksionim praktik një sistem të tërë rregullash dhe parimesh që kontrollohen nga aspekti teorik i përkthimit,  duke tentuar të trasojë kështu rrugën dhe të krijojë mënyra të reja dhe më të kapshme që çojnë drejt  realizimit të sigurt dhe funksional të këtyre dy elementëve. Së dyti ajo arriti t’i identifikojë teknikat më të përshtatshme në përputhshmëri me nivelet e caktuara të shkathësive gjuhësore dhe  funksionimin  tyre në praktikë.

Në radhë të parë, teksti në fjalë,  përqendrohet të nxjerr në pah rezultate të cilat janë të lidhura ngushtë me pyetjen: Pse edhe kur i njohim mirë gjuhët në kombinim, në përkthimin e një teksti të caktuar, shpeshherë ndodh që përkthimi i prodhuar, nuk rezulton të jetë lehtë i pranueshëm nga  publiku të cilit i dedikohet? Në këtë drejtim janë nxjerrë konkluzione të cilët, vënë në pah faktorët të të dy segmenteve, pra të atij teorik dhe praktik, të cilët shpjegojnë në mënyrë të detajuar problematikën e hulumtuar. Është konstatuar që faktori i vendosjes në funksionim i  strategjive paraprake adekuate dhe të nevojshme për realizmin e elementëve në fjalë, është hap tejet i rëndësishëm dhe i lidhur ngushtë me nivelin e aftësive gjuhësore të përkthyesit dhe teknikave të përdorura në përkthim. Pra, asimilimi i teknikave themelore të përkthimit, është faktor kryesor, që ndikon dukshëm në krijimin e rrethanave të përshtatshme  për funksionimin e mirëfilltë të kohezionit dhe koherencës tekstore. Andaj, sa më shumë prezente të jetë teknika e përkthimit sipas kuptimit, apo përkthimit kontekstual të shoqëruar me adaptim, aq më i lartë është kualiteti i përkthimeve të realizuara.

Nga këndvështrimi kontrastiv i korpusit të teksteve të analizuara, është konstatuar që  tekstet  nga frëngjishtja, krahasuar me ato nga anglishtja, kushtëzojnë përkthime që dallohen për nga shkalla e kohezionit tekstual dhe  kualiteti i  arritur. Kjo është shpjeguar me faktin se elementët që ndikojnë në këtë kontekst, janë të natyrës së ndikimit struktural si dhe prezencës reale, të anglishtes, gjuhë e huaj  mbi shqipe, fakt ky që përkthimet e realizuara nga ky korpus, i bën të jenë më kohezive dhe më funksionale, se tekste në gjuhë tjera.  Analizat e bëra, kanë treguar që prezenca e të ashtuquajturit akt i kreativitetit, është gjithashtu faktor shumë i rëndësishëm i cili në punimet e realizuara nga nivelet më të larta të shkathtësive gjuhësore, rezulton të funksionojë në mënyrë mjaftë dinamike, duke ndihmuar kështu përcjelljen konceptuale të kuptimit drejtë gjuhës së synimit.

Përdorimi i aktit në fjalë, është i lidhur ngushtë me respektimin e standardeve themelore në përkthim si edhe me nivelin e shkathtësive gjuhësore sipas të tri niveleve të hulumtuara në këtë disertacion doktorate. Rezultatet  në fjalë do të mundësonin lehtësim e procesit të përkthimit para së gjithash për studentët dhe të gjithë ato të cilët merren me ketë veprimtari, duke mundësuar kështu funksionimin e një rutine më të institucionalizuar, respektimi i së cilës do të ndikonte dukshëm në ngritjen e kualitetit në përkthimin e teksteve në përgjithësi. Një funksionim i këtillë i përcjelljes  së kuptimit nga TO-të drejtë TS-ve, mund lehtë të realizohet mbi baza të këtyre konkluzioneve dhe si i tillë   paraqet burim të mirëfilltë të informatave lidhur me zgjidhjes se problematikes se realizimit të kohezionit dhe koherences në përgjithësi.

 

Autori: Prof. Dr. Florim V. AJDINI

Loading...
Global