Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se pret që shteti të marrë datën e merituar për fillimin e negociatave sepse është bërë nga ana jonë gjithçka që është kërkuar nga BE-ja, por megjithatë len hapësirë që të pritet vendimi final të cilin duhet ta sjellin liderët e BE-së në Samitin në Bruksel nesër dhe pasnesër.

“Ne si shtet me të vërtetë bëmë gjithçka që duhej bërë që të marrim datë për fillimin e negociatave gjegjësisht ta marrim vendimin për negociata. Kur flitet për atë se Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se pret që atë që e ka përfunduar dhe punuar që ta fitojë, ne me të vërtetë presim që kjo të ndodhë në datat 17 dhe 18. Kështu që do ta lija që të presim deri nesër ose pasnesër e ndoshta të gjithë bashkë do të gëzohemi për fitoren e madhe të shtetit”, deklaroi, Sapsovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a nënkupton deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se nëse nuk marrim datë Qeveria do të bie, edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.