Bullgaria do ta mbështesë vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në BE, vendosi sot Qeveria bullgare. Megjithatë, Sofja vendosi edhe kushte të cilat duhet të plotësohen gjatë negociatave.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme Katerina Zaharieva pas seancës së Qeverisë deklaroi se Sofja është për fillimin e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në paketë, sepse vlerëson se ndarja e tyre do të ishte gabim dhe mund të sjell deri në jostabilitet të rajonit.

Lidhur me Maqedoninë Veriore, Zaharieva tha se Bullgaria gjithmonë si kusht për mbështetjes e saj i ka vendosur marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Flower

“Kjo është qartësuar që me Deklaratën e vitit 1999, pastaj me Memorandumin për mbështetje të integrimit euroatlantik dhe evropian të vendit dhe përfundimisht me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga ana e kryeministrave Bojko Borisov dhe Zoran Zaev”, deklaroi Zaharieva.

Bullgaria, potencoi Zaharieva, do të votojë “pro” hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën në takimet e ardhshme të Këshillit të BE-së më 15 dhe 17 tetor.

Edhe ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov pas seancës qeveritare deklaroi se Bullgaria e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, pa kusht. Sipas tij, nga Shkupi varet sa do të zgjasë inkuadrimi në Union.

Historia nuk mund të jetë kompromis, tha Karakaçanov, duke shtuar se zgjidhja e çështjeve historike është një prej kushteve bullgare. .

 

Loading...