Milan Skriniar ka pasur fatin që brenda një jave, të përballet me lojtarë që kanë fituar shumë gjatë karrierave të tyre, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Me Messin Skriniar u përball në Champions, me Ronaldon më pas në Ligë dhe mbrëmë u përball me Bale, ku Sllovakia ndali Uellsin.

Por cili lojtar e ka impresionuar atë më shumë, ndaj të cilit e ka pasur më të vështirë? Për këtë mbrojtësi i Inter nuk ka asnjë dyshim.

“Më ka impresionuar më shumë Messi. Pata fatin të përballem me të tre (Messi-Ronaldo-Bale) dhe është e bukur, pasi për këtë luhet futbolli”, u shpreh Skriniar.

“Me Messin e kupton menjëherë që ai shikon gjithë lojën dhe hapësirat. Pastaj, edhe dy të tjerët janë lojtarë shumë të mëdhenj”