Shkruan: Abdulla Mehmeti

PERSPEKTIVA E PANDALSHME EVROPIANE E ILIRISË (BALLKANIT PERËNDIMOR)

Bllokimi i perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, nga Franca nuk është një rastësi. Jo që pushteti aktual i Francës është e preokupuar me standardet që duhet t’i plotësojnë këto shtete para anëtarësimit në BE, por sepse ky shtet nuk dëshiron t’i prish raportet me aleatët e saj strategjikë, Serbinë dhe Rusinë. Asnjë qeveri e shtetit francez dhe për interesat e askujt nuk i tradhëton tri ngjyrat e flamurit të saj, si të Serbisë dhe Rusisë.

Ah, rritja e ndikimit të SHBA-ve dhe NATO-s në rajonin tonë sa u dhemb shteteve të aleancave gjeopolitike të vjetra dhe të reja Evroaziatike. Por, ne jemi njëmijë hapa përpara tyre dhe këtë e kanë kuptuar, e kërkojnë dhe mbështesin shtetet dhe popujt e shtypur të ILIRISË (Ballkanit Perëndimor). Nuk ka kush ta ndalojë perspektivën evropiane dhe euroatlantike, rrugën e tyre të paqes dhe progresit, në BE, apo jashtë BE-së.

Loading...