Senati amerikan me 84 katër vota “për” dhe dy “kundër”, e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

SHBA-ja është shteti anëtar i 25-të i NATO-së, që e ratifikon Protokollin për aderim të vendit në Aleancën Veriatlantike.

Pritjet janë se Protokolli së shpejti do të ratifikohet nga të gjitha 29-të shtetet anëtarë dhe me këtë pranimi i shteti do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, i caktuar për më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Për momentin ende është e pasiguritë se vallë kjo do të bëhet para Samitit që do të ndodhë në Parlamentin spanjoll. Dy dhomat e Parlamentit janë shpërbërë. Zgjedhjet janë caktuar për më 10 nëntor, respektivisht nëse gjithçka shkon siç duhet përbërja e re e Parlamentit pritet të mblidhet më tre dhjetor.

Shtet anëtare të NATO-së, më 6 shkurtë e nënshkruan Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e 29 shteteve të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë e NATO-së.